Dokumentet e zbuluara nga Panama Papers do të ngrenë pyetje në lidhje me rolin që ka luajtur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në marrëveshjet që ishin bërë kur ai ishte drejtor i shërbimeve juridike në UEFA, organi qeverisës i futbollit evropian.
Sipas të dhënave, Uefa ishte e përfshirë në një marrëveshje me një prej figurave të akuzuar në skandalin e ashtuquajtur “Kupën e Botës së Mashtrimit”, në të cilën ishte i përfshirë edhe ish-presidenti i FIFA-së Sepp Blatter.
Shfaqja e kontratave nga viti 2003 dhe 2006, të cilat ishin të nënshkruara nga Infantino, e lidhin UEFA-në për herë të parë në një prej kompanive të përfshira në skandalin e madh që e rrëzoi ish-presidentin e FIFA-së, shkruan The Guardian.
Informacionet janë të bazuara në rrjedhjen e 11 milionë dokumenteve nga dosjet e një firmë ligjore financiare në Panama, Mossack Fonseca.
Dosjet tregojnë se në vitin 2006, kur ai ka punuar në UEFA, organizata kishte shitur të drejtat për transmetimin e garave ekipore në Amerikën e Jugut, njofton Insajderi.
UEFA ka mohuar çdo keqbërje nga ndonjë prej zyrtarëve të saj, ose ndonjë partner tjetër i marketingut.
Të drejtat për Ligën e Kampionëve, Kupën UEFA dhe Super Kupën e evropës janë fituar nga një kompani argjentinase e quajtur Cross Trading.
Më pas, Cross Trading kishte shitur menjëherë të drejtat e transmetuesit televizionit, Teleamazonas për rreth tre ose katër herë shumën e paguar për to.