×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Presidenti i Ukrainës fton Putinin për bisedime

    Insajderi
    21 April 2021 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mesin e përshkallëzimit të tensioneve mes Kievit e Moskës, presidenti ukrainas Volodimir Zelensky i kërkoi shefit të Kremlinit, Vladimir Putin të takohen për bisedime në zonën e konfliktit, në rajonin e Donbasit, me qëllimin t’i japin fund këtij ngërçi.

    Zelensky e bëri ftesën e tij gjatë një mesazhi video të përcjellë mbrëmjen e së martës, në të cilën i kërkonte njëkohësisht mbështetësve perëndimorë të Kievit të dërgonin sinjale të qarta se janë të gatshëm ta mbështesin vendin e tij në këtë përballje me Rusinë.

    Kievi dhe Moska ia hedhin fajin njëri tjetrin për ripërtëritjen e dhunës në Donbas, ku forcat ukrainase luftojnë me forcat e mbështetura prej rusëve që nga viti 2014. Gati 14 mijë persona llogaritet të kenë humbur jetën në këtë konflikt. “Zoti Putin, jam gati të shkoj një hap më tej e t`ju ftoj të takohemi ku të doni në rajonin e Donbasit, ku po zhvillohet një luftë”, tha Zelensky.

    Tensionet në kufi e shtynë Ukrainës të kërkonte pranimun sa më shpejtë në radhët e Natos. Kievi i bëri po ashtu thirrje BE-së të vendosë sanksione të reja ekonomike mbi Moskën, edhe pse e pranoi më pas se blloku mund të mos jetë ende I përgatitur për një gjë të tillë.

    “Qytetarët tanë kanë nevojë për sinjale të qarta se në vitin e tetë të luftës, një vend si ky yni që është mburojë për Europën me koston e jetëve te tij, do të marrë mbështetje jo vetëm si partnerë, siç jemi aktualisht, por si lojtarë të të njëjti ekip, atje jashtë në terren krah për krah me njëri-tjetrin”, ishte mesazhi i Zelensky-t.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark