×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Presidenti iranian i kërkon Obamës të mos e nënshkruajë zgjatjen e sanksioneve

    Insajderi
    04 December 2016 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Iranit, Hassan Rohani i ka kërkuar presidentit amerikan, Barack Obama që të mos e nënshkruajë zgjatjen e sanksioneve amerikane, të miratuara unanimisht nga Senati amerikan për 10 vitet e ardhshme.

    Gjatë një fjalimi në parlamentin Iranian më 4 dhjetor, Rohani ka thënë se ligji shkelë marrëveshjen bërthamore që Teherani e ka nënshkruar me fuqitë botërore.

    Më 1 dhjetor, Kongresi amerikan ka votuar të zgjasë sanksionet ndaj Iranit, ndërsa ligji tani gjendet në Shtëpinë e Bardhë në pritje të nënshkrimit të Obamës.

    Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ata janë të bindur që ligji nuk e shkelë marrëveshjen e cila hoqi disa sanksione ndërkombëtare në këmbim të kufizimit të programit bërthamor nga Irani, shkruan rel.

    Rohani ka thënë se Obama është i obliguar që të lë skadimin e sanksioneve. Presidenti Iranian ka paralajmëruar se do të ketë “përgjigje të menjëhershme” nga Irani nëse zgjaten sanksionet amerikane.

    Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei gjatë muajit të kaluar ka paralajmëruar se Teherani do të hakmerret nëse zgjaten sanksionet amerikane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark