Presidenti i Lazios telefonon Berishën – Bielsa e dëshiron portierin prishtinas – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Presidenti i Lazios telefonon Berishën – Bielsa e dëshiron portierin prishtinas

    Insajderi
    25 June 2016 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i klubit të Lazios, Claudio Lotito, telefonon Etrit Berishën dhe i kërkon të qëndrojë, ndërsa portieri do siguri për aktivizimin në lojë.

    Mediat italiane kanë zbuluar dje bisedën e fundit mes drejtuesit të klubit bardhekaltër dhe portierit nga Prishtina. Pavarësisht ofertave që Lacio ka marrë për Berishën, nuk është e thënë që ai të largohet. Kontrata e tij skadon pas një viti, por afrimi i trajnerit Marcelo Bielsa do të ndryshojë strategjinë e klubit.

    Sipas Lalaziosiamonoi.it, Berisha dhe presidenti Lotito u takuan edhe përpara nisjes së portierit në Europian.

    Mendohet se numri 1 i klubit i ka ofruar garanci dhe i ka bërë me dije se beson tek aftësitë e tij, pasi Marketi mund të largohet me destinacion Juventusin.

    Në këto kushte, portieri i lindur në Prishtinë projektohet titullar për sezonin e ri. Nëse ikën Marketi, Berisha do të luftojë për një vend me kroatin Vargiç për të fituar besimin e Bielsas, i cili ka dhënë bekimin në qëndrimin e shqiptarit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark