×
  • Lajme
  • Insajderi

    Presidentja Osmani flet për dhunën ndaj grave: Këtu është faji te sistemi

    Insajderi
    26 October 2021 - 21:05

    Dhuna ndaj grave, sulmi në një market dje në Prishtinë, dhuna deri në vdekje e 18-vjeçares M.O nga Ferizaj, janë vetëm disa nga rastet me të cilat Kosova është përballur së fundmi.

    Presidentja Vjosa Osmani, e ftuar në “PrimeTime” ka thënë se fajin për gjithë këto raste e ka sistemi.

    Osmani gjithashtu është shprehur se kur këto gra duan të denoncojnë në Polici, përballen me policë të cilët i thonë: “E ke lypë, kthehu te burri”.

    “Duhet ta kuptojmë gjithsescili se barazia mes burrave dhe grave nuk është vetëm gjëja me e mençur për ta bërë, por e duhur. Asnjë shtet nuk mund të ecë përpara pa e shfrytëzuar edhe potencialin e 50% të grave. Ne as nuk do të mund te ëndërrojmë që të jemi shoqëri e suksesshme dhe e shëndoshë sepse nuk po shfrytëzohet potenciali i 50% të shoqërisë tonë. Janë statistika të tmerrshme të dhunës ndaj grave këto dy vitet e fundit. Nëse gruaja shkon në polici akoma ballafaqohet me policë që thonë: E ke lypë, por nuk them për të gjithë. Ka ende raste kur i thonë “kthehu te burri” e deri, te prokurorë të cilët injorojnë rastin, e gjyqtarë që japin 8 muaj burgim për dhunim të një 15 vjeçare. Këtu është faji te sistemi”, tha Osmani.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark