×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Presidentja Osmani fton bizneset në Tajlandë që të investojnë në Kosovë

    Insajderi
    25 June 2022 - 12:45

    Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me bizneset në Tajlandë në kuadër të një forumi, ku ka folur për mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

    Zyra e Presidentes, në një komunikatë për media ka thënë se në këtë forum ka marrë pjesë edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.

    Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra e Presidentes, në Tajlandë Osmani ka përmendur edhe asetin kryesor të shtetit të Kosovës, moshën e re të popullsisë dhe shkollimin e tyre, gjë që i bën të gatshëm për tregun e punës.

    “Presidentja Osmani i ka ftuar bizneset e Tajlandës për një vizitë në Kosovë, duke theksuar se shteti ynë ofron mundësi të shumta për investitorë të huaj, duke përmendur këtu pasuritë natyrore të shumta, por edhe tokën bujqësore. Disa nga bizneset pjesëmarrëse në forum kanë shfaqur interesim për mundësinë e investimeve në Kosovë, teksa kanë lënë të hapur mundësinë e shqyrtimit të ideve për bashkëpunim konkret në fusha specifike”, thuhet në komunikatë.

    Ky forum ekonomik është organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Diplomatik, Odën Ekonomike Tajlandeze dhe Bordin e Tregtisë së Tajlandës që ka 115,417 anëtarë dhe përfaqëson mijëra biznese.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark