×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Presidentja Osmani udhëton drejt Kalabrisë në Itali

    Insajderi
    10 April 2023 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Kalabri të Italisë, me ftesë të komunitetit të arbëreshëve të këtij rajoni.

    Sipas njoftimit të Presidencës, Osmanit do t’i ndahet çmimi “Gjergj Kastrioti”.

    Ajo pritet të zhvillojë edhe disa takime të ndara.

    “Gjatë qëndrimit në Kalabri, Presidentja Osmani do të ketë takime të ndara me kryetarin e Rajonit të Kalabrisë, në Katanzaro, me kryetaren e Provincës së Kozencës, si dhe me kryetarët e komunave arbëreshë të këtij rajoni, me të cilët do të diskutojë mbi mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit të vendit tonë me komunat arbëreshe të këtij rajonit”, bën të ditur komunikata.

    Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani do t’i parashtrojë edhe disa mundësi bashkëpunimi me komunitetin arbëresh.

    “Mbledhja e traditës gojore arbëreshe, si dhe regjistrimi i pasurisë gjuhësore, si pjesë e ruajtjes së identitetit të tyre, do të jenë në qendër të vëmendjes së vizitës së Presidentes Osmani”, thuhet në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark