20:00 - 26 Maj 2023

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas tensioneve në veri.

Osmani citoi nenin 2 të Kushtetutës që thotë se “Sovraniteti dhe Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacënueshëm”.

Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, tha Osmani.

E para e shtetit tha se së bashku jemi më të fortë.

Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë”, theksoi ajo.

Sot në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, një numër i protestuesve serbë u munduan të pengonin hyrjen e kryetarëve që zgjedhur më 23 prill që të hyjnë në zyrat e tyre.