×
  • Lajme
  • Insajderi

    Presidentja Vjosa Osmani i bindet Vetëvendosjes: Valdete Dakës i kërkon dorëheqjen në këmbim të mirënjohjes

    Insajderi
    14 June 2021 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë sot kërkesën më të paprecedentë në historinë e presidentëve të Kosovës.

    Ajo i është bindur plotësisht Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, me të cilën garoi në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit.

    Presidentja Osmani i ka kërkuar dorëheqjen Kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

    Kërkesa i është paraqitur zonjës Daka nga vetë Presidentja Osmani në zyrën e saj, mëson Gazeta Insajderi nga burime brenda Presidencës së Kosovës. Osmani nuk ka dhënë asnjë arsye bindëse në kërkesën e saj.

    Madje, është e çuditshme se pasi i ka kërkuar dorëheqjen, Presidentja Osmani i ka thënë Kryetares së KQZ-së se nëse e pranon të dorëhiqet ajo do t’i ndajë mirënjohje publikisht për punën e saj. Presidentja Osmani i ka premtuar Kryetares së KQZ-së se në këmbim të dorëheqjes do të mbesin sërish në bashkëpunim.

    Merret vesh se Kryetarja e KQZ-së ka qenë e prerë në përgjigjen e saj. Ajo ka refuzuar kategorikisht këtë kërkesë të Presidentes, duke i thënë se e ka kryer punën e Kryetares së KQZ-së në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Insajderi ka raportuar pak më parë se mbledhjeve të fundit, Kryetarja e KQZ-së është përballur me presionin e anëtarëve të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alim Rama, të cilët kanë penguar zhvillimin e mbledhjeve.

    Gazeta për krejt këto çështje ka kërkuar përgjigje nga Presidenca, por ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark