
Analisti i njohur kosovar, Halil Matoshi, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në veri, duke thënë se synimi që pushtetin e Leposaviçit dhe Zubin Potokut ta udhëheqë një anëtar i VV-së është marrëzi.
“Zgjedhjet kanë me u shty. Për këtë jam i sigurt! Por veç mësymja me e udhëheqë Leposavić-in ose Zubin Potoku-un një anëtar i VV -së, âsht marrëzi!”, theksoi Matoshi.
Ai tha se “zgjedhjet shqiptare” në veri nuk janë as morale as demokratike, duke shtuar se këto zgjedhje duhet të jenë kosovare me pjesëmarrjen e qytetarëve serbë dhe atyre shqiptarë, boshnjakë, e romë.
“Zgjedhjet shqiptare” në veri të Kosovës nuk janë morale dhe as demokratike! Atje duhet të këtë zgjedhje kosovare me pjesëmarrjën e qytetarëve serbë dhe atyre shqiptarë, boshnjakë, romë…”, ka shkruar Halil Matoshi.
Postimi i plotë:
Marret e nji pushteti!
“Zgjedhjet shqiptare” në veri të Kosovës nuk janë morale dhe as demokratike!
Atje duhet të këtë zgjedhje kosovare me pjesëmarrjën e qytetarëve serbë dhe atyre shqiptarë, boshnjakë, romë…
Zgjedhjet kanë me u shty.
Por veç mësymja me e udhëheqë Leposavić-in ose Zubin Potoku-un një anëtar i VV -së, âsht marrëzi!
Demokracinë nuk e vendos policia po qytetarët.
Dikur ishte marrëzi me qenë një serb Prefekt i Kaçanikut.
Marrëzia – jo veç e drejta- âsht kategori e zhvendosshme, p’ej neve tek ata…!?
Pej tyne te na.