Kreshinik Berisha, i njohur si Keka, është i pranishëm në mëngjeset e shumë prej qytetarëve të Kosovës, duke i shoqëruar çdo ditë me programin e tij “Ora7”, në televizionin Klan Kosova.
Por, Keka ka treguar se ka edhe një talent:atë për këndim, të cilin ai e ka shfaqur në The Voice of Albania, duke kënduar këngën Jeremy të grupit të njohur Pearl Jam .
Megjithëse i mësuar me praninë e kamerave, emocionet e tij gjatë performancës ishin të dukshme, shkruan TopChannel.
Por Keka ia doli të kthejë karriget e trajnerëve dhe shumë shpejt do jetë një person i dashur dhe për publikun në Shqipëri. /Insajderi.com