×
  • Showbiz
  • Show

    Princ Harry rrëfen se si u njohën me Meghan

    Insajderi
    08 December 2022 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Duka i Sussex, apo ndryshe i njohur si Princ Harry, ka rrëfyer se si është njohur me bashkëshorten e tij Meghan, të cilën e përshkroi si “dashuri në takim të dytë”.

    Në dokumentarin e sapo lansuar Harry tregoi se teksa po kalonte kohë në rrjetin social Instagram, vëmendjen e tij e mori një grua reagimi i të cilit ishte “wow, kush është kjo?”.

    Edhe pse aktorja në atë kohë donte të fokusohej në karrieren e saj dhe nuk mendonte të krijoj ndonjë lidhje, pas njohjes me djalin në humorin e të cilit u dashurua, jeta e saj morri kthesë.

    Njohjen e kishin filluar madje vazhduar edhe për një kohë të gjatë nëpërmjet thirrjeve dhe mesazheve telefonike. Sipas princit zgjidhja e vetme që kjo lidhje të funksionoj ishte të mbahej sekret sidomos nga gazetarët. Andaj, ata takoheshin fizikisht me njëri-tjetrin jo më rrallë se çdo dy javë.

    Gjithashtu, ai i komentoi edhe kritikat e shumëta që i’u bën për lidhjen e tij me Meghan: Unë jam i biri i nënës, pasi që nuk zgjodha të martohem me dikë që duhej por me dikë që dua, pra unë nuk zgjodha me mendje, zgjodha me zemër një grua që e ka të njejtën ngrohtës, dashuri, dhemshuri dhe empati për të tjerët, ngjashëm si nëna ime.

    Dokumentari prej të cilit është spekuluar se çifti do të fitoj 100 milion dollar, do të publikohet në dy seri.

    Njëra është publikuar të enjtën ndërsa tjetra pritet të lansohet me datë 15 dhjetor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark