×
  • Lajme
  • Lajme

    “Prindërit tanë janë shqiptarë, jo kriminelë” – pamje nga protesta e djeshme në Britani

    Insajderi
    13 November 2022 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mijëra emigrantë u mblodhën këtë të shtunë në Londër për t’i treguar qeverisë britanike se nuk janë kriminelë. Ata kërkonin dorëheqjen e sekretares së brendshme Suella Braverman për deklaratat e saj ndaj shqiptarëve.

    Në deklaratat e saj, Suella Braverman tha se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale. Ndaj kësaj deklarate është përgjigjur edhe kryeministri, Edi Rama i cili i konsideroi deklaratat e saj si “britmë në çmendinë”, duke shtuar se ishte përgjegjësi e Britanisë që të bashkëpunonte për të menaxhuar situatën me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.

    Gazetari dhe ish-këshilltari i Toni Blair, Alastair Campbell ka postuar në twitter foto nga protesta e organizuar ditën e sotme nga shqiptarët në Britaninë e Madhe. Gazetari i njohur britanik ka dalë në mbështetje të protestës, teksa shkruan se është një mesazh për sekretaren Suella Braverman.

    “ Ne jemi taksapagues dhe jo pushtues” … Shqiptarët që jetojnë në Britani duke bërë të qartë se çfarë mendojnë për sekretaren tonë të Brendshme të demokratëve në protestë në Parlament”, shkruan ai.

    Postimi i tij është ndarë edhe nga kryeministri Edi Rama.

    Kurse, ish-deputeti i parlamentit evropian, Nigel Farage i kritikoi protestat, ai në Twitter shkroi: “Këta njerëz nuk kujdesen asgjë për vendin tonë apo sakrificat e së kaluarës. Kjo që po ndodh sot në Londër është një turp!’

    ]

    Pjesë e protestave ishin edhe fëmijët, të cilët mbajtën pankarta me shkrimin: Prindërit tanë janë shqiptarë, jo kriminelë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark