×
  • Lajme
  • Lajme

    Prioritetet e Latifit – zotimet për një qeverisje në të mirë të qytetarëve

    Insajderi
    17 October 2017 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit nga AAK Smajl Latifi së bashku me kryetarin e partisë dhe kryeministrin aktual të vendit Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim elektoral në këtë qytete.

    Nga atu Latifaj ka premtuar qeverisje komunale më të mirë për Rahovecin.

    “Të gjithë qytetarëve të Rahovecit, në katër vitet e fundit, iu është mohuar një e drejtë elementare, ajo e komunikimit me komunën, e përgjegjësisë, prezencës dhe llogaridhënies së kryetarit ndaj qytetarëve. Rahovecioni nuk e do dembelin! Nuk e do arrogancën dhe të papërgjegjshmin! Nuk e do një njeri pa përvojë, e as kandidatin që i duket vetja zot. Qytetari i Rahovecit e do punëtorin, e do kryetarin që është aty për të, 24 orë, sa herë që qytetari të ketë nevojë”.

    “Me ekipin tim, nga informatat e përditshme që kemi marr në teren kemi përgatitur një program të konsoliduar mirë e të cilin keni mundur ta gjeni të publikuar që nga fillimi i fushatës. 22 tetori do të jetë një ditë historike për Rahovecin! Atë ditë, të gjithë ne së bashkë, do të zgjedhim si asnjëherë më parë ndryshimin, punën dhe dinjitetin, duke e votuar numrin 50”.

    Ai më tej ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit për reaizimin e pesë projektëve në Rahovec.

    “Në mesin tonë, kemi prezent edhe kryeministrin Haradinaj, i cili veç tjerash, më është zotuar edhe për realizimin e pesë projekteve të mëdha për Rahovecin, të cilat nuk mund të realizohen pa ndihmën e qeverise, e ku përfshihen Ligji që do ta bëjë Rahovecin Zonë Strategjike e Interesit të Veçantë për Bujqësi, Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në pikën më të ulët në Komunën e Rahovecit, Zona Ekonomike dhe Zona Turistike, rruga 4 korsi Xërxë – Rahovec – Suharekë si dhe një Qendër e re për kulturë dhe rini me të gjitha elementet përcjellëse”.

    Më tutje mund të gjeni fjalimin e plotë të Latifajt

    Në mandatin e ardhshëm, bujkut do ia kthejmë dinjitetin, duke e bërë buxhetin për bujqësi 1 milionë euro e duke i dhënë prioritet bujqësisë!

    Në mandatin e ardhshëm, mjekut do ia kthejmë vëmendjen, duke i mundësuar një ambient modern pune i cili do ia lehtësojë shërbimin ndaj qytetarëve!

    Në mandatin e ardhshëm, qytetarit do ia kthejmë komunën, duke kthyer përgjegjësinë dhe llogaridhënien në komunë, e duke qenë për qytetarin aty 24 orë në ditë, 7 ditë në javë!

    Në mandatin e ardhshëm, nxënësit do ia kthejmë entuziazmin, duke krijuar një ambient më të sigurt në shkolla, duke ua mundësuar qasjen më të lehtë në shkolla e duke kryer vizita të rregullta sistematike shëndetësore!

    Në mandatin e ardhshëm, mësimdhënësit do ia kthejmë përkrahjen, duke e bërë shkollën një ambient ku kryhet procesi i mësimdhënies e mësimnxënies e duke e larguar ndikimin e politikës në shkolla!

    Në mandatin e ardhshëm, gruas do ia kthejmë barazinë, duke e përfshirë më shumë në vendimmarrje e duke e trajtuar të barabartë me burrin!

    Në mandatin e ardhshëm, të riut do ia kthejmë ndikimin, duke e përfshirë më shumë në vendimmarrje, duke krijuar hapësira për aktivitete rekreativo-sportive e duke iu dhënë grante për idetë e tyre inovative për biznes!

    Në mandatin e ardhshëm, do i kthejmë sytë nga pensionistët, duke krijuar mes tjerash, një shtëpi për qëndrim ditor për të moshuarit!

    Në mandatin e ardhshëm, artistit do ia kthejmë dinjitetin, duke rritur buxhetin për kulturë, duke përkrahur festivalet e komunës sonë dhe duke hapur teatrin e qytetit!

    Në mandatin e ardhshëm, mërgimtarit do ia kthejmë afërsinë, duke funksionalizuar zyrën për ta e duke qëndruar pranë tyre gjatë gjithë vitit!

    Në mandatin e ardhshëm, studentit do ia kthejmë kushtet, duke dhënë vazhdimisht bursa e duke krijuar programe të ndryshme që do ia lehtësojë gjetjen e vendeve të punës!

    Në mandatin e ardhshëm, biznesmenit do ia kthejmë ekonominë, duke krijuar kushte më të mira për biznes e duke larguar taksën komunale për bizneset prodhuese e që hapin vende pune!

    Në mandatin e ardhshëm, sportistit do ia kthejmë mbështetjen, duke bërë presion deri në përfundimin e palestrës, duke rikthyer klubet sportive që janë shuar e duke hapur fusha sportive në lagje e fshatra!

    Në mandatin e ardhshëm, do jemi gjithmonë aty për kategoritë e lirisë (familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës dhe familjet e martirëve) pa të cilët, nuk do mund të ishim sot këtu për ta shijuar këtë ditë madhështore!

    Në mandatin e ardhshëm, do të trajtojmë me prioritet të lartë kategoritë e margjinalizuara duke krijuar bashkëpunim të ngushtë me organizatat e duke krijuar vazhdimisht lehtësira për ta!

    Në mandatin e ardhshëm do të bëjmë vepra të mira infrastrukturore, në zgjidhjen e problemeve me ujëra të zeza dhe projekte e investime direkte në arsim, trashëgimi kullturore e historike, në mborjtje të mjedisit për një mjedis të pastër e të gjelbëruar si dhe projjekte që janë kërkesa dhe nevoja të qytetarëve!

    Në mandatin e ardhshëm do të ndërtojmë partneritete të qëndrueshme dhe produktive me të gjitha grupet e interesit dhe të gjitha shtresat e shoqërisë!

    Në mandatin e ardhshëm do të bëjmë oferrta të mira për mërgimtarët që duan të investojnë kapitalin e tyre në Rahovec!

    Në mandatin e ardhshëm do të arrrijmë të përfitojmë shumë edhe nga domnacionet ndërkombëtare për zhvillimin e komunës tonë!

    Sepse ju, të dashur bashkëqytetarë të mi e meritoni! E meritoni punën, dinjitetin dhe përfaqësimin që ju ka munguar në katër vitet e fundit. Sepse bashkë, ne do t’i rikthehemi punës!

    https://www.facebook.com/smajl.latifi/videos/1686584274706620/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark