×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Prishet një miqësi shumë e ngushtë mes dy ish-konkurrentëve shumë të njohur

    Insajderi
    14 November 2021 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Krahas njohjes me vajzat për çka është edhe qëllimi i emisionit, konkurrentët e “Për’puthen” ndryshe nga vajzat krijojnë miqësi të ngushta me njëri-tjetrin.

    Kjo po ndodh këtë edicion dhe ka ndodhur edhe edicionin e kaluar.

    Andi Shehi dhe Mevlan Shaba ishin konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen 2” dhe njiheshin për një miqësi të ngushtë.

    Por pasi kohëve të fundit nuk u panë dhe nuk postuan bashkë, filluan dyshimet e ndjekësve se miqësia e tyre është krisur.

    Këto dyshime i konfirmoi vet Andi në një bisedë me ndjekësit e tij.

    Ai u pyet nëse vazhdon shoqëria me Mevlanin dhe përgjigja ishte: Vazhdon respekti.

    Andi, gjithashtu në një intervistë kur po zhvillonte një lojë e pyetën se kë do zgjidhte midis Mevlanit dhe Atdheut e ai na habiti me përgjigjen e tij.

    Andi tha se po t’i bëhej kjo pyetje më parë do nxehej, pasi askënd se vendoste me Mevlanin, por tani zgjedh Atdheun, pasi me Mevlanin ka pasur një hatërmbetje dhe gjërat janë ftohur.

    Në anën tjetër Mevlani nuk ka folur kurrë për arsyet e prishjes së kësaj miqësie.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark