×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prishtina apo Londra? Qytetari e bën një set me fotografi që duhet ti shoh Kryetari i Prishtinës

    Insajderi
    24 May 2022 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shemsi Jashari, qytetar i Prishtinës, ka publikuar disa fotografi të kryeqytetit të mbushura me berllog.

    Në mënyrë ironike ai ka shkruar “Prishtina si Londra??” duke iu drejtuar kryetarit Rama.

    Ai gjithashtu ka shkruar se matematikat dhe marrëveshjet politike e sollën në Prishtinë Përparim Ramën duke shpresuar se e përparon kryeqytetin.

    “Në Prishtinë ishte një paraqitje e mirë, kishte kandidatë shumë serioz e oferta shumë kreative, e në fund matematikat,marrëveshjet politike e sollën një kryetar nga Londra, Përparimin me shpresë se e përparon Prishtinën pak??”, ka shkruar qytetari.

    Gjendja e mbeturinave në Prishtinë është si mos më keq, ka thënë ai duke ia bashkangjitur një set me fotografi, të gjendjes aktuale.

    “E sot  gjendja me mbledhje të mbeturinave është si mos me keq, është edhe me keq se ishte.Sot çfarë gjendje e kemi me së miri e ilustrojnë fotot që i shohim.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark