×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina dyfish më e vlefshme se skuadra nga Uellsi, Connah’s

    Insajderi
    18 July 2021 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në raundin e dytë kualifikues të Europa Conference League, kampionia e Kosovës, Prishtina do të përballet me ekipin nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads.

    “Plisat” u mposhtën në raundin e parë kualifikues të Champions Leagues nga Ferencvaros dhe tani do të garojnë në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

    Në këtë raund, ata do të përballen me klubin uellsian, Connah’s Quay Nomads. Ata u eliminuan në raundin e parë të Champions Leagues nga Alashkert.

    Bazuar në Transfermarkt, Prishtina ka vlerë dyfish më të madhe në treg se ekipi uellsian. Prishtina vlerësohet me 3.38 milionë euro, kurse Connah’s Quay Nomads ka vlerë 1.49 milion euro.

    Ndeshja e parë mes tyre luhet më 20 korrik në Prishtinë, kurse ajo e kthimit nëntë ditë më vonë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark