×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prishtina me 800 raste aktive, nuk pritet mbyllje total

    Insajderi
    27 October 2020 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Prishtinës vazhdon të përballet me numrin më të lartë të rasteve të reja me sëmundjen e infeksionit.

    Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë për Klan Kosova se aktualisht në kryeqytet janë 800 raste aktive me koronavirus.

    Ai ka kërkuar rritjen e numrit të testimeve për koronavirus, në mënyrë që zbulimi i sa më shumë rasteve të reja do ta pengonin përhapjen e mëtejme.

    Megjithatë, Gashi ka përjashtuar mundësinë e një mbylljeje totale në Prishtinë, duke thënë se kufizimi i orarit të lëvizjes nuk ka sjellë ndonjë rezultat të madh në të kaluarën.

    Ndryshe, nesër ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj do të ketë një takim me kryetarin Shpend Ahmeti për të diskutuar në lidhje me gjendjen aktuale me koronavirus në kryeqytet.

    Që nga shpërthimi i epidemisë në muajin mars e deri më tash në Komunën e Prishtinës janë konfirmuar 5.860 raste me koronavirus, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 80 persona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark