×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina mposhtë bindshëm Kozuvin

    Insajderi
    01 March 2016 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sigal Prishtina nuk ndalet as në Ligën Ballkanike. Skuadra nga kryeqyteti ka mposhtur ekipin nga Maqedonia, Kozuv, me rezultat 74-56.

    Skuadra bardhekaltër nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, duke e dominuar në tërësi takimin.

    Dardan Berisha qe edhe një herë tjetër kreatori i lojës së Prishtinës dhe bashkë me Mohamed Abukar me 22 pikë, ishin basketbollistët më të mirë të ndeshjes.

    Pjesa e parë e takimit u mbyllë 39:19 në të mirë të vendasve, por edhe në pjesën e dytë skuadra nga Gjevgjelia nuk i bëri për asnjë moment ballë Prishtinës, e cila mbetet në vendin e parë në grupin A, dhe favorite e madhe për fitimin e Ligës Ballkanike.

    Në këtë ndeshje për tu veçuar ishte rikthimi i ish-trajnerit të Prishtinës, Marjan Ilievskit, i cili tashmë drejton skuadrën e Kozuvit.

    Ilievski u prit me duartrokitje nga tifozët e Prishtinës “Plisat”, të cilët nuk e harruan kontributin që maqedonasi kishte dhënë dy vite radhazi në Prishtinë.

    Që prej ardhjes së trajnerit Antonis Constantinides në Prishtinë, skuadra nga kryeqyteti nuk ka pësuar asnjë humbje të vetëm, as në kuadër të Ligës ballkanike as në Kampionatin e Kosovës.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark