×
  • Kulturë
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Prishtina Music Conferenc fillon të Premten me 3 Dhjetor

    Insajderi
    30 November 2021 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Veshët’ kanë sy, shohin, gjykojnë e nuk harrojnë.” Kështu u shpalos orari i programit të Prishtina Music Conferenc apo PMC, ngjarja më e përfolur në Prishtinë e paralajmëruar tash e disa muaj. Konferenca dy ditore që do të mbahet kryesisht në Kino Armata me 3 dhe 4 Dhjetor, ka një program të pasur me tema specifike por gjithëpërfshirëse për ata të interesuar në industri të muzikës.

    Programi i tëri në gjuhën angleze, do të ketë ndër të tjerë të ftuar edhe Dukagjin Lipën, babanë artistes me famë botërore, Dua Lipës, i cili do flas për projektet e tij dhe si e sheh të ardhmen e muzikës në Kosovë e rajon.

    Sipas kompanisë Rave, e cila është organizatore e kësaj konference, biletat për pjesëmarrje do të jenë falas. Përpos mysafirëve special të ftuar, biletat do të shpërndahen në mënyrën first-come-first-serve basis me datën 3 Dhjetor prej orës 12:00 nga dy shtëpizat që do vendosen afër Kino Armatës. 

    PMC fillon të Premten me 3 Dhjetor në orën 12:00, me një përformancë me piano nga Medina Surdulli në teatrin kombëtar, pasuar nga një ekspozitë/prezantim nga Dragan Kitanov në Paper Gallery në orën 13:00. Kino Armatën e nisë përformanca e Agenda for Hope, që më parë njiheshin me emrin Tetris. Panel diskutimet fillojnë nga ora 17:00, me një prezantim të rrallë rreth shijës e kulturës ekonomike nga profesori Hedon Blakaj nga Aalto University në Helsinki të Finlandës.

    Shih orarin e plotë të programit këtu:

    PMC përmbyllet të Shtunën me një performancë double-bass nga Adam Ben Ezra, multi-instrumentist gjenial nga Izraeli, përformancë e cila shënon shkëmbenin e parë kulturor mes dy shteteve të posa njohura zyrtarisht. Kjo përformance është e vetmja me pagesë, ku biletat mund t’i merrni tek ueb faqja tashmë e mirënjohur e Rave Travel (https://www.rave-travel.com/) .

    Instagram link: https://www.instagram.com/p/CWbIvUCoexD/

    Facebook link: https://www.facebook.com/prishtinamusiconference/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark