FC Prishtina ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm, nigerianin Emmanuel Egbo.
Egbo e mori Prishtinën pas largimit të Debatik Currit, por nuk arriti që të përmbush objektivat e klubit. Së bashku me Egbon është larguar edhe trajneri Eldiano Topi.
“Falënderojmë për punën e deritanishme të kryetrajnerit, Emannuel Egbo dhe trajnerit, Eldiano Topi me të cilët ka përfunduar afati kohor i marrëveshjes dhe FC Prishtina, futbollistët dhe i tërë stafi u dëshiron sukses në vazhdim të karrierës”.
“Kryetrajneri Egbo, ka udhëhequr ekipin nga fundi i muajit tetor dhe ka regjistruar 33 ndeshje zyrtare (14 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje, 41:25) duke u renditur të 5-të në klasifikim dhe duke arritur deri në finale të Kupës”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.