×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina pëson humbje nga TalTechu në ENBL

    Insajderi
    25 January 2023 - 21:27

    Sigal Prishtina nuk ka arritur ta regjistrojë fitoren e dytë rresht në ENBL League. Pas fitores bindëse të martën në Estoni, Prishtina u mposht të mërkurën nga skuadra e TalTechut. Prishtina e mposhti ekipin nga Lituania, Siauliai (91:67) për të pësuar nga TalTechu i Estonisë, duke u eliminuar nga gara.

    Dueli i luajtur në palestrën “Taltech Spordihoone” u mbyll me shifrat 91:73 në të mirë të ekipit vendas. Për TalTechun, kjo është fitorja e parë këtë sezon në ENBL League pas pesë humbjeve. Ndërkohë, Prishtina regjistroi humbjen e katërt në gjashtë ndeshje të luajtura. TalTechu e fitoi ngushtë çerekun e parë (19:18) për ta ngritur epërsinë në të dytin në tetë pikë, avantazh me të cilin shkoi në pushim – 46:34. Megjithatë, pak sekonda para përfundimit të periudhës së dytë, Prishtina mbeti pa trajnerin Ahmet Kandemir.

    Kandemir u përjashtua pasi reagoi ashpër që nuk dhanë faull për Prishtinën duke gjuajtur me shishe. Në dy çerekët e fundit, Prishtinën e udhëhoqi ndihmësi i Kandemirit, Andin Rashica por ekipi kryeqytetas nuk arriti ta evitojë humbjen. E humbi çerekun e tretë (25:17) dhe e fitoi të fundit (22:20), por që nuk mjaftoi për fitoren e dytë rresht. Te Prishtina më i dalluari në këtë ndeshje ishte Derrick Ëilson me 24 pikë, ndërsa Brook DeBisschop shtoi 14 sosht. Tek ekipi kundërshtar, u dalluan Kristaps Gluditis (28 pikë) dhe Oliver Metsalu (26 pikë).

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark