×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prishtinën e mbulojnë mbeturinat – Kjo është arsyeja sipas kompanisë “Pastrimi”

    Insajderi
    24 May 2022 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prishtina këto ditë është mbuluar nga mbeturinat, duke bërë qe të ketë reagime të shumta nga qytetarët.

    Mirëpo sot kompania e grumbullimit të mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se situata në Mirash është zhbllokuar dhe tashmë ekipet kanë dalë në terren për të bërë grumbullimin e mbeturinave.

    “Ekipet tona punuese me staf shtesë të punëtorëve kanë dalë menjëherë në terren, ku kemi flluar grumbullimin e mbeturinave në qytetin e Prishtinës, mirëpo për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave kërkojmë mirëkuptim të qytetarëve nëse nuk do mund të kryejmë terrenin sipas orarit të zakonshëm”, njofton “Pastrimi”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

    Ata kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark