×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Priten ulje temperaturash e reshje shiu gjatë fundjavës

    Insajderi
    04 November 2022 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

    Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu në pjesë të ndryshme të Dukagjinit, kryesisht në perëndim dhe veriperendim të asaj ane.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

    Të dielen mot më dinamik, i vranët dhe me kushte për reshje të shiut.

    Reshjet me intensitet me të lartë parashihen në pjesen veriperendimore të vendit, ndërsa pjeset tjera do të kenë më pak reshje. Në fushat barike dhe termike parashihen rënie të dukshme, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark