×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritet ndryshimi i masave anti-COVID, Zemaj në konferencë

    Insajderi
    15 January 2021 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbajë konferencë për media.

    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra për Komunikim me Media në Ministrinë e Shëndetësisë.

     “Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj​, sot  (15.01.2021) do të mbaj konferencë për media. “Konferenca do të mbahet në Ministrinë e Shëndetësisë në orën 15:00”.

    Ora policore do të hiqet në të gjitha komunat e vendit. Do të zgjatet orari i punës për lokalet e gastronomisë. Po ashtu, do të lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve, raportoi dje Express.

    Po ashtu, do të zgjatet orari i punës për gastronominë, nga ora 20:00 sa është tani, deri në orën 21:00 ose 22:00, kjo do të bëhet për secilin kategorizim të komunave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark