18:00 - 17 Tetor 2020

Me siguri keni vënë re që ndonjëherë çorapet mund t’ju lënë shenjë tek kyçet e këmbëve. Nëse ndodh një apo dy herë, mund të jetë një shenjë që tregon se llastiku i çorapeve është shumë i fortë. Por nëse këto shenja janë të zakonshme, është një shenjë që tregon se trupi juaj nuk është në rregull.

Por çfarë problemesh shëndetësore mund t’ju sinjalizojnë këto shenja nga çorapet?


Nëse keni ndjesinë e fryrjes, arsyeja mund të jetë rrjedhje e një sasie më të madhe të gjakut në pjesën e poshtme të këmbëve. Zakonisht, nuk është e dhimbshme, por veshja e çorapeve mund t’ju bëjë të mos ndiheni rehat.

Presioni i lartë i gjakut e bën më të vështirë që zemra të transportojë gjak në të gjithë trupin. Kështu që trupi përgjigjet duke qarkulluar më shumë gjak në pjesën e këmbëve.

Shenjat e corapeve

Kur venat në këmbët tuaja behën të dobëta, nuk mund ta kthejnë gjakun në zemër në kohën e duhur. Prandaj, gjaku qëndron tek venat e këmbëve duke shkaktuar ënjtje.

Kjo gjendje është faktori kryesor që shkakton varicet. Kështu, nëse vini re shenja nga çorapet në mënyrë të herëpashershme, trupi mund të jetë dukë ju thënë se këmbët nuk kanë forcën që të qarkullojnë siç duhet gjakun.

Nëse trupi juaj nuk merr sasinë e konsiderueshme të ujit, mund të dëmtohen enët e gjakut. Venat e dëmtuara mund të krijojnë rrjedhje që lejojnë që lëngu të ndërtohet në indet përreth.

Zonat më të zakonshme ku ky fenomen ndodh janë kyçet dhe këmbët. Shenjat që çorapet lënë në lëkurën tuaj mund t’ju tregojnë që trupi juaj është i dehidratuar.

Medikamente të caktuara mund të shkaktojnë gjithashtu ënjtje. Disa lloje anti-depresivësh mund të shkaktojnë ndjesinë e këmbëve të fryra.