×
  • Showbiz
  • Show

    Produksioni del blof, ja e vërteta e lojës me litar që u ndryshua papritur mbrëmë (VIDEO)

    Insajderi
    26 February 2023 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “24 orë” live dhe nuk humbet asgjë,por në çdo Prime mundohen ti hedhin hi syve publikut.

    Padyshim një lojë e pisët dhe jo e drejtë as për konkurrentët dhe as për ndjekësit që i japin gjithë popullaritetin që gëzon.

    Mbrëmë një tjetër episod i shëmtuar shënoi Prime-n e rradhës dhe bëhej fjalë për lojën me litar.

    Lojë të cilën Luizi e theu rregullin për të dalë në nominim dhe pas tij edhe Olta për të njëjtën arsye.

    Sipas rregullave që vetë produksioni kishte shkruar,të dy duhej të përballeshin me televotim,por sigurisht që nuk ndodhi..Pa iu dredhur qerpiku dhe me një nënqeshje ironike prezantuesja e programit ndryshoi rregullat e lojës duke bërë për budallenj jo vetëm 11 banorë por edhe miliona shikues.

    Sigurisht sepse nuk i leverdis të nxjerri “kokat” e dy personazheve të spikatura në televotim.

    Luizin e bënë për “budalla” dhe Oltën “e bindën” që e kishte kuptuar gabim.

    Por internetit nuk kanë çfarë i bëjnë dhe e vërteta(që të gjithë e dimë) doli sheshit edhe njëherë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark