×
  • Showbiz
  • Show

    Produksioni rrit çmimet! Ja sa kushtojnë mesazhet që u dërgohen banorëve të “Big Brother VIP”

    Insajderi
    16 March 2023 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ surprizohen prej disa kohësh nga ndjekësit e tyre, të cilët i dërgojnë mesazhe të ndryshme së bashku me emoji.

    Ndjekësit kanë mundësi që t’i dërgojnë një mesazh duke përdorur aplikacionin ‘Big Love’.

    Mirëpo, kjo e ka një kosto e duhet thënë se nuk janë dhe aq lirë. Në fillim të krijimit të këtij aplikacioni, çmimet vijonin nga 5 euro.

    Por, me shtimin e shumtë të përdoruesve, janë rritur edhe çmimet. Kështu, ato variojnë nga 10 e deri në 200 euro.

    Çmimet:

    10 euro- një gotë verë

    20 euro- një zemër

    50 euro- shampanjë

    100 euro – kurorë

    199 euro- luan

    Dhuratat kanë çmime të tjera

    Edhe pse qytetarët harxhojnë para dhe kohë për t’i dërguar mesazhe banorëve të preferuar, ka dalë zbuluar se produksioni nuk nxjerr mesazhet e vërteta por i bën enkas.

    Në disa raste provokon edhe banorët, duke përcjellë mesazhe ngacmuese që mund të hapin debat.

    Rasti i cili u bë publik pak ditë më parë ishte mesazhi i një djali për Kiarën.

    Ati tregoi se produksioni ka ndryshuar fjalët e tij dhe “është tallur me paratë e popullit.”

    “Mesazhi që i kam dërguar Kiarës ka qenë një çokollatë me këto fjalë që kam shkruar poshtë. Më vjen keq, por produksioni tregoi edhe një herë që është duke u tallur me lekët e popullit”- shkruan ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark