×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Produkte menstruale falas për nxënëset në Zelandën e Re

    Insajderi
    23 February 2021 - 11:18

    Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha që të gjitha shkollat do ofrojnë produkte menstruale falas për tri vitet e ardhshme. Kështu, Zelanda e Re i bashkohet përpjekjes globale kundër varfërisë menstruale.  Varfëria menstruale nënkupton faktin që vështirësia në qasje të produkteve menstruale mund të ndikoj negativisht në arsimimin, shëndetin apo punësimin e vajzave dhe grave. Kjo nismë, që do filloi në korrik, pritet t`i kushtoj buxhetit të shtetit $17.6 milion.

     “Të rinjtë nuk duhet të humbasin mundësinë për arsimim për shkak të diçkaje që është pjesë normale e jetës për gjysmën e popullsisë“ tha Ardern. Edhe pse Zelanda e Re është një nga shtetet më të pasura në botë, një studim i publikuar në 2020 nga fondacioni KidsCan tregon që më shumë se 20.000 nxënëse e kishin gati të pamundur ta përballojnë blerjen e tamponëve apo produkteve tjera menstruale. Mosha mesatare e nxënësve që fillojnë ciklin menstrual për herë të parë është 13, por disa prej tyre edhe më herët, qysh në moshën 8 ose 9 vjeçare.

    Në nëntor të vitit të shkuar, Skocia u bë shteti i parë që mori vendimin për produkte menstruale falas. Disa shtete të tjera kanë bërë disa hapa të vegjël në këtë drejtim. Në janar, Britania tha që do t`a shfuqizonte taksën në tampon dhe produkte tjera menstruale, e cila klasifikon këto produkte si luksoze e jo esenciale. Ndërsa, Shtëpia e Bardhë shpalli planet për Këshillin për Politika Gjinore pikërisht për t`i adresuar problemet që lidhen me jetën e grave, përfshirë varfërinë menstruale.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark