×
  • Lajme
  • Insajderi

    PROFIL | Kush ishte Nazim Bllaca, dhe cilat ishin lidhjet e tij me Kadri Veselin?

    Insajderi
    20 May 2022 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë seancës së sotme, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka zbuluar diçka të paditur deri tash.

    Ai ka thënë se Nazim Bllaca ka vdekur. Nuk dihet nëse këtë e tha gabimisht, por dihet se si informatë u dha vetëm sot.

    Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”, tha Emmerson.

    Por, kush ishte Nazim Bllaca, dhe cilat ishte lidhjet e tij me Kadri Veselin?

    I vetë deklaruari si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), ishte bërë shumë i njohur në vitin 2009, kur publikisht kishte deklaruar se ka bërë vrasje për llogari të kësaj organizate. Ky deklarim i tij kishte bërë jehonë të madhe asokohe dhe menjëherë ishte marrë nën mbrojtjen e EULEX-it, si dëshmitar i mbrojtur.

    Nazim Bllaca e kishte shpallur vetën ish-agjent i ShIK-ut të Kadri Veselit dhe më keq: i një njësie për vrasje që drejtohej nga Azem Syla.

    Agjenti i vetëshpallur në dëshmitë tij publike kishte pranuar që nuk e ka njohur dhe nuk e ka takuar kurrë Kadri Veselin. Edhe ky i fundit e kishte mohuar se e ka njohur Bllacen.

    As kjo nuk e shpëtoi Veselin nga thirrja për të dëshmuar në procesin “Bllaca”, që udhëhiqej nga kohë nga Salustro.

    Ai edhe një herë në gjyq e pati mohuar Bllacën si pjesë të agjencisë së tij.

    “Dëshmitari juaj as nuk ka qenë kurrë në SHIK e as nuk ka kryer asnjë shërbim për SHIK-un. Ka një dallim mes të qenit anëtarë dhe kryerjes së një shërbimi për SHIK-un. Bllaca nuk besoj që e ka kryer as këtë të dytën”, kishte thënë Veseli nën betim.

    Megjithatë, Nazim Bllaca pati arritur që me dëshminë e tij të dërgoi disa persona në burg./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark