×
Show

Programet joedukuese, Kika: Po “shesim” atë që na kërkon publiku

Insajderi
23 September 2022 - 09:11

Prej disa kohësh, eksperti i sigurisë Fabian Zhilla ka ndërmarrë një peticion të quajtur “S’ka ma turp”, ku i kërkon qytetarëve që të nënshkruajnë për të mos lejuar transmetimin e programeve që kanë përmbajtje erotike, provokimet, përfshirë këtu edhe episodet e dhunës.

Shumë njerëz e kanë mbështetur këtë nismë sikurse edhe shumë të tjerë janë të predispozuar që t’i ndjekin programe të tilla, që duhet thënë se kanë klikime dhe shikueshmëri.

Kreshnik Hysaj, i cili është producent, moderator i disa programeve reality show në Kosovë dhe në Shqipëri, tha për emisionin GMA në Euronews Albania se të tilla programe kanë shikueshmëri shumë të madhe çka do të thotë se janë ato që do publiku.

“Në momentin që arrijmë të grumbullojmë në 24 orë gjysmë milionë shkues kjo do të thotë se këtë e do publiku, në momentin që shpall një audicion për një program dhe aty ka shumë njerëz që aplikojnë, do të thotë se njerëzit e duan. Ajo që e kemi të sigurt është se po bëjmë diçka që e do rinia. Ne po shesim atë që na kërkohet”, tha Kika.

Sipas ekspertit Fabian Zhilla këto programe janë duke zhvendosur rolin e medias, nga ai informues nga në të qenët thjesht biznes.

“Me këto programe jemi zhvendosur nga roli i medias, informues që është kthyer plotësisht në biznes . Njerëzit nuk shohin një gjë se ka vlerë, por për kuriozitet. Ky është vetëm marketing”, tha Zhilla.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark