×
  • Sport
  • Sport

    Projekti ambicioz i klubit brazilian Flamengo, të fitojë Championsin në Evropë!

    Insajderi
    21 October 2021 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Klubi brazilian, Flamengo, është shumë pranë blerjes së skuadrës së divizionit të parë portugez, Tondela, për një shifër afër 50 milionë euro.

    Skuadra e njohur me qendër në Rio, e cila dëshiron të dominojë Amerikën e Jugut, është në fazë të avancuar sa u përket bisedimeve dhe shpreson ta mbyllë marrëveshjen para fundit të vitit.

    Download wallpapers CD Tondela FC, 4K, leather texture, Liga NOS, Primeira  Liga, emblem, logo, Tondela, Portugal, football, Portugal Football  Championships for desktop free. Pictures for desktop free

    Konfirmimi vjen nga Rodrigo Tostes, zyrtar i lartë i klubit bardhezi. Në një prononcim për Globoesporte, ai thekson: “Ky është vetëm hapi i parë. Investitorët e mundshëm janë në bisedime. Ne duam të kemi një klub në Gjermani, Spanjë, Francë, Kinë, Shtetet e Bashkuara, Afrikë … Nuk është projekt i një klubi të vetëm. Ne synojmë të arrijmë në Europa League në tre-katër vjet dhe në Champions brenda tetë vitesh.”

    Tostes shpjegoi gjithashtu objektivat dhe fazat e projektit në klubin e provincës Beira:

    “Na duhen tre vjet për projektin, për ta sjellë klubin në krye të ligës. Pastaj do të mendojmë për fazën e dytë.”

    Edhe pse gjërat do të ndryshojnë në klubin e Tolendos, pasi ata duan të “hyjnë me markën Flamengo” për të fituar “46 milionë tifozë” që ka klubi brazilian, pronarët brazilianë duan të “respektojnë traditën” e Tondelës në mënyrë që të mos humbasin “1 milion ose gjysmë milioni ndjekës” që ata kanë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark