×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Projekti artistik “Megalomani” do të jepet në Teatrin Kombëtar të Kosovës

    Insajderi
    08 June 2023 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Noa Dance-Theatre Company prezanton projektin e ri artistik, shfaqjen dance-teatër-komedi “Megalomani”, e cila do të jepet më datë 13 qershor, ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, konkretisht tek ambientet e reja të TKK-së te Pallati i Rinisë në Prishtinë.

    Ky projekt është realizuar nën drejtimin dhe konceptin e koreografit të njohur, Robert Nuha. Në të do të performojnë Altina Bunjaku, Lavdie Idrizi, Qendrim Makolli, Medina Koliqi, Genta Hoxha dhe Ibrahim Tusha.

    Nëpërmjet artit të kërcimit, kompleksitetit teatror, qasjes bashkëkohore, teknikave më të fundit të dansit, kombinimeve të gjuhës së trupit, fjalës, pantomimës, shfaqja “Megalomani” trajton fenomenet e “madhështisë”, pushtetet absolute, absurditetet e po këtyre fenomeneve si dhe pasojat e tyre.
    Tendenca e shfaqjes është që t’i ngritë disa pyetje rreth këtyre fenomeneve destruktive dhe shpesh të rrezikshme për individin, por edhe për shoqërinë.
    Çfarë na bën megaloman?
    Çka shkakton megalomania?
    Cili është ndikimi i fenomenit megaloman te ne?
    A ka shoqëria përgjegjësi për efektet e drejtpërdrejta dhe anësore që shkakton megalomania?

    Këto janë disa nga pyetje që synon t’i shtrojë koncepti i projektit artistik “Megalomani”


    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark