×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Lajme / Kosovë

    Projekti i arkitektit të njohur botëror shpallet fitues për Sallën Koncertale “Gërmia”

    Insajderi
    21 April 2021 - 14:29

    Është shpallur fituesi për projektin ideor të sallës koncertale Gërmia.

    Komuna e Prishtinës – juria profesionale për konkurs projektimi, adaptimi i kompleksit ishte Gërmia për sallë koncertale, vlerësoi projektet si më poshtë:

    Çmimi i parë i shkoi grupit të operatorëve i arkitektit të njohur botërorë Kengo Kuma dhe   O.U.D. Architects – Bekim Ramku, Ahmet Topbas Muhendislik, Akim Muhendislik, Enmar Engineering, Ses Goruntu Produkiyon hizmetleri me shifër 6636.

    Çmimi i dytë i takoi grupit të operatorëve: Shkëlqim Osmani B.I – vizion Projekt dhe  MA Studio & Partners me shifër 1897.

    Ndërsa çmimi i tretë për grupin e operatorëve: Arber Sadiku B.i dhe Gëzim Paçarizi G+A Architects, me shifrën 6969.

    Vlerësimi i këtyre projekteve është bërë nga juria profesionale në përbërje të: Ilir Blakaj – kryesues nga Shoqata e Arkitektëve, Klodeta Krasniqi – nga Shoqata e Arkitektëve, Mohsen Mostafavi – nga Universiteti i Harvardit, Andrija Rusan – nga Universiteti i Zagrebit, Han Tumertikin – nga Stambolli,  Valbona Saliuka – nga IKMM dhe Florim Krasniqi – nga Komuna e Prishtinës.

    Drejtori për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha ka thënë për Gazetën Insajderi se pas Komuna e Prishtinës do të vazhdojë angazhimin për hapat e ardhshëm deri në finalizimin e Sallës Koncertale Gërmia.

    “Pas këtij vendimi, Komuna e Prishtinës do të vazhdojë angazhimin për hapat e ardhshëm, deri në finalizimin e Sallës Koncertale. Ky projekt është shumë i domosdoshëm për artistët dhe qytetarët tanë”, u shpreh ai.

    Në konferencën për media kur janë prezantuar të tri projektet, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ishte shprehur se ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2023, derisa ai ka treguar se shpërblimet për këto projektet do të jenë, 45 mijë euro për çmimin e parë, i dyti 25 mijë ndërsa  i treti 15 mijë euro

    “Besoj që në vitin 2023 do ta kemi të gatshme këtë sallë. Shpërblimi është 45 mijë euro i dyti 25 i treti 15 mijë euro”, ishte shprehur Ahmeti.

    Ahmeti gjatë këtij prezantimi kishte thënë se pas vendosjes për projekt do t’i shohin edhe mundësitë buxhetore.

    “Ideja është të vendoset për më të mirën. Pas vendosjes do të shohim mundësinë buxhetore”, kishte thënë kryetari i komunës, Shpend Ahmeti.

    Salla koncertale pritet të ketë kapacitet prej 800 ulëseve për sallën e madhe dhe 200 ulëse për sallën e vogël (Jazz salla).

    Në korrik të vitit 2019-të, Prishtina kishte humbur mundësinë që t’i shfrytëzojë 11.4 milionë euro nga Bashmkimi Evropian për sallën koncertale. BE mjetet e zotuara në kuadër të fondeve IPA kishte vendosur t’i ridestinojë në Kosova A, pas një kërkese të ish-ministres së Integrimeve Dhurata Hoxha./ Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark