20:24 - 25 Janar 2022

Mbikalimi te shkolla e mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë  është kthyer në një deponi mbeturinash, shkruan Gazeta Insajderi.

Ky projekt i cili i kushtoi Komunës së Prishtinës 180 mijë euro, nuk shfrytzohet pothuajse fare nga qytetarët për të kaluar rrugën por për të hedhur mbeturinat.

Edhe pse është përuruar para tetë vjetësh, ky mbikalim është shfryzuar vetëm nga 10% e qyetarëve.

Komuna e Prishtinës kishte vendosur  rrethoja duke e bllokuar rrugën që qytetarët të mos kalojnë te vendkalimi i vjetër. Kështu kjo ka shtyrë shumë qytetarë që ta shfrytëzojnë mbikalimin, por një pjesë e tyre nuk përfillin pengesat e vendosura dhe kalojnë rrugën te rrethi i flamurit.

Mbikalimi u ndërtua në mënyrë që qytetarët të mos jenë të rrezikuar nga veturat e shumta. Kjo pasi që ngarkesa është shumë e madhe për faktin se në afërsi të atij lokacioni gjendet stacioni i autobusëve urban, Shkolla e mesme e medicinës, ambulanta, QKUK, si dhe Stacioni ndërurban në relacionin Gjilan-Prishtinë dhe Ferizaj-Prishtinë.