×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prokurori Maloku tregon detajet: Kaq mijëra euro janë konfiskuar në aksionin “Brezovica”

    Insajderi
    02 March 2023 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot janë arrestuar 14 persona pas aksionit të Policisë së Kosovës, të cilët me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt kanë zhvilluar një operacion në kuadër të hetimeve lidhur me rastin  “Brezovica”.

    Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i auto salloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit dhe komunës së Vitisë, njoftoj prokuroria.

    Prokurori i rastit, Rasim Maloku ka treguar për Gazetën Insajderi se vlera e konfiskimit është 84 mijë euro.

    Janë konfiskuar 84 mijë euro dhe 22 vetura. Po ashtu janë konfiskuar edhe tetë armë dhe dhjetëra fishekë”, tha Maloku për Insajderin.

    Gazeta Insajderi ka siguruar disa nga auto sallonet që janë bastisur dhe iu janë sekuestruar dhjetëra vetura.

    “Autosalloni Lipjani” ka qenë cak i këtij aksioni.  Sipas burimeve të gazetës këtij salloni iu janë sekuestruar rreth 10 vetura që kapin shifra milionëshe.

    Gazeta Insajderi sjelli pamje ekskluzive nga veturat që u janë sekuestruar sallonit “Lipjani” që ndodhet në Çagllavicë.

    Po ashtu, policia ka zbarkuar edhe tek  “Auto Salloni Besa” dhe “Iliri”.

    Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar  në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

    https://insajderi.org/%f0%9d%97%a9%f0%9d%97%9c%f0%9d%97%97%f0%9d%97%98%f0%9d%97%a2-keto-jane-veturat-milioneshe-qe-u-sekuestruan-ne-auto-sallonin-lipjani/embed/#?secret=K14Pve9ah6#?secret=mtSfMXe7nf

    Gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.

    Ky aksion është ndërmarr nga Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, Njësinë e  Hetimeve të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Njësinë e Hetimeve të Doganës së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark