×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prokurori që hetoi krimet e luftës në Kosovë dërgohet për ta hetuar Trumpin

    Insajderi
    18 November 2022 - 21:13

    Jack Smith nuk do të jetë më kryeprokuror i Gjykatës Speciale, ai do të jetë pjesë e sistetim të drejtësisë në SHBA ku do të hetojë raste të reja.

    Smith është emëruar këshilltar special për hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

    Smith u zotua të kryejë hetimet në mënyrë të pavarur dhe në traditat më të mira të Departamentit të Drejtësisë.

    “Ritmi i hetimeve nuk do të ndalojë nën vëzhgimin tim. Unë do të ushtroj gjykim të pavarur dhe do t’i çoj hetimet përpara me shpejtësi dhe tërësisht në çfarëdo rezultati që diktojnë faktet dhe ligji”, tha Smith. /Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark