×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prokuroria bën klasifikim më të lehtë të veprës penale për sulmin brutal ndaj gruas në market

    Insajderi
    26 October 2021 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë klasifikim më të lehtë të veprës penale për F.B, i cili dyshohet se sulmoi brutalisht një grua dy ditë më parë në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Përmes një kumtesë për media, Prokuroria ka njoftuar se rasti ndaj F.B është cilësuar si  “Sulm”, e cila është vepër penale më e lehtë sesa “Lëndimi i lehtë trupor” me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

    “Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, në njërin market në Prishtinë, ku personi i lartcekur dyshohet se me grushte ka sulmuar një grua dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, me ç’ rast e dëmtuara ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në kumtesën e prokurorisë.

    Policia e Kosovës fillimisht e kishte klasifikuar rastin si “Lëndim i Lehtë Trupor”, vepër penale kjo që dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

    Cilësimi i veprës penale si “Sulm” nga ana e Prokurorisë, favorizon të dyshuarin pasi sipas nenit 184, kjo vepër dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

    Kujtojmë që edhe gjatë ditës së djeshme pati reagime të shumta, pasi Gjykata Themelore e Pejës dënoi me vetëm 8 muaj burgim një person i cili kishte dhunuar një të mitur në vitin 2012. /Insajderi.org/

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark