×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prokuroria e konfirmon për Insajderin: Një person është ndaluar për “ngacim seksual”

    Insajderi
    19 October 2022 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka konfirmuar se një person është ndaluar për 48 orë për veprën penale “ngacmim seksual”.

    “Në bazë të informatave të para, mund të ju them se me vendim të Prokurorit të Shtetit një person është ndaluar për 48 orë për ngacmim seksual dhe keqtrajtim të fëmiut”, thotë Ulaj për Gazetën Insajderi.

    Gazetës Sinjali ka raportuar se një e mitur ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra, të cilat ka deklaruar se ia shkaktoi babai i saj.

    Pas kësaj, ajo ka denoncuar babain për dhunë në familje, ku ndër të tjera ka deklaruar se ai përpos që e rrah, që disa muaj e ka ngacmuar disa herë edhe seksualisht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark