×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prokuroria e Shtetit thotë se nuk ka aktakuzë kundër Martin Berishajt

    Insajderi
    16 January 2023 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nol Nushi, anëtar i Kryesisë së PSD-së tha sot se kanë informacione se Prokuroria tashmë ka ngritur kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

    Një gjë të tillë e ka mohuar zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi.

    Për Insajderin ajo ka thënë shkurt se nuk ka asnjë aktakuzë ndaj Berishajt.

    Martin Berishaj është i përfshirë në një skandal të madh financiar që përmban miliona euro transaksione nëpër banka dhe qindra mijëra të bartura cash mes Kosovës, Malit të Zi e Sllovenisë. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark