×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prokuroria kërkon paraburgim për Lavdim Krasniqi dhe asistenten e tij, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Insajderi
    02 March 2021 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për Drejtorin e Përgjithshëm dhe zyrtares së Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi dhe asistenten e tij, Marigona Berisha.

    Sipas njoftimin të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, L.K dhe M.B, dyshohen se kanë kryer veprat penale, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave me inicialet L.K., dhe M.B., në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në drejtim të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424 të KPRK-së, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të KPRK-së dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”, nga neni 377 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Sipas organit të akuzës, të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark