×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prokuroria kërkon paraburgim për Urim Hysenin, avokati kundërshton: Klienti im duhet të shkojë në ekzaminim urgjent psikiatrik

    Insajderi
    15 April 2023 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria ka intervistuar të Urim Hysenin, dyshuarin e arrestuar për vrasjen e nënës së tij në Pejë.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Asden Mekaj avokati mbrojtës i të dyshuarit.

    “Ajo që ndodhi sot është procedurë standarde në secilin rast, pra prokuroria kërkoj masën e paraburgimit, unë kundërshtova duke arsyetuar se klienti im duhet të shkojë në ekzaminim urgjent psikiatrik”, ka thënë Mekaj për Gazetën Insajderi, derisa ka konfirmuar se janë në pritje të vendimit nga Gjykata.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Pejë, në rrugën ‘Mbreti Zog’, të lagjes ‘Kaeshnica’. E ndjera është mbytur në shtëpinë e saj.

    Derisa 59 vjeçarja nga Peja, Hyrije Broqi Hyseni, pritet të varroset sot rreth orës 17:00.

    Ceremonia mortore do të zhvillohet në varrezat e qytetit në Pejë, ka njoftuar familja, e cila sot ha hapur dyert e mortit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark