×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prokuroria nis hetimet në lidhje me skandalin ku burri i Meliza Haradinaj-Stublla korruptoi komisionerët për ta bërë gruan deputete

    Insajderi
    07 March 2021 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria ka nis hetimet në lidhje me skandalin e manipulimit të votave në QNR, ku  një video-incizim i publikuar mbrëmë nga Gazeta Insajderi,  ka zbuluar bashkëshortin e kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, për përfshirjen e tij në një skandal të madh të manipulimit të votave.

    Në këtë video ekskluzive zbulohet se si afaristi Dardan Stublla, ka blerë me para katër komisionerë të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla.

    Në lidhje me këtë skandal të manipulimit të votave, për Gazetën Insajderi, ka folur prokurori Kujtim Munishi.

    Ai ka treguar për Insajderi, se tashmë janë ndërmarr hapat adekuat për nisjen e hetimeve ndaj këtij manipulimi, teksa duke mos e zgjatur shumë, ka thënë se shumë shpejt Prokuroria do të dalë më një njoftim të detajuar.

    “Po kemi ndërmarr hapa, kemi filluar hetimet në lidhje me këtë rast. Shumë shpejt do të dalim me një njoftim të detajuar në lidhje me këtë”, i ka thënë Munishi Insajderit.

    Nga ana tjetër, edhe nga Këshilli Qendror Zgjedhor, i kanë thënë sot Insajderit, se kanë kontaktuar me Prokurorinë Prokurorinë e Shtetit dhe se janë të gatshëm për t’i ofruar të gjitha informacionet dhe materialet e nevojshme për hetimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.

    “Menjëherë pas transmetimit në media të lajmit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me Prokurorinë e Shtetit për t’i ofruar të gjitha informacionet dhe materialet e nevojshme për hetimin dhe zbardhjen e plotë të rastit”, ka thënë zëdhënësi I KQZ-së, Valmir Elezi për Insajderin.

    Pas publikimit të video-incizimit nga Gazeta Insajderi, ka pas shumë reagime nga kandidatë për deputet edhe nga partitë e tjera në Kosovë.

    Faton Bislimi, nga LDK, ka kërkuar rinumërime të votave ngjashëm si Jetlir Zyberaj nga AKR dhe Lirije Kajtazi nga LDK.

    Hulumtimi i Gazetës Insajderi:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark