×
  • Sport
  • Sport

    Prokuroria spanjolle kërkon që Neymar të dënohet me dy vjet burgim

    Insajderi
    23 November 2016 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria spanjolle ka kërkuar që sulmuesi i Barcelonës, Neymar, të dërgohet në burg për dy vjet pasi beson se ka prova që brazilani ka luajtur rol në një rast korrupsioni kur ishte transferuar nga klubi Santos në vitin 2013.

    Rasti ka filluar kur një kompani braziliane e investimeve, DIS, që ka pasur afër gjysmën e pronësisë së kartonit të Neymar, ka thënë se ka marrë më pak para se sa është dashur nga shuma totale e transferimit, njofton BBC.

    Gjyqtari spanjoll Peres po ashtu ka kërkuar dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë vitesh për ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell, dhe një dënim prej 8.4 milion eurove.  Ai ka kërkuar që të hidhen poshtë akuzat ndaj presidentit aktual Josep Maria Bartomeu.

    Por, Rosell, Neymar dhe babai i tij duket se do të shkojnë në një gjykim.

    Rosell kishte dhënë dorëheqje nag pozita e tij në vitin 2014 për shkak të këtij rasti, dhe ka dëshmuar në gjykatë në shkurt të këtij viti së bashku me Bartolomeun, Neymarin dhe babain e sulmuesit.

    Klubi arriti një marrëveshje me prokurorët që të ndajnë rastet, dhe pasi pagoi një dënim prej afër 5 milionë funteve, arriti që të evitojë që rasti të trajtohet si evazion fiskal./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark