×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prokurorja Hajdari: Në mars e prill ngritën aktakuzat e para për dhunimet gjatë luftës

    Insajderi
    08 February 2023 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokurorja e departamentit të krimeve të luftës, Drita Hajdari, ka bërë të ditur se në mars e prill priten aktakuzat e para lidhur me dhunimet gjatë luftës.

    Hajdari ka bërë të ditur se për katër raste ndaj katër personave do të ngrihet aktakuzë në mungesë.

    “Gjatë muajit mars, prill do t’i kemi aktakuzat e para në mungesë. Janë në pyetje katër raste për dhunë seksuale, për të cilat do të ngrihet aktakuzë në mungesë të kryesit. Kemi përgatitur-plotësuar kushtet ligjore për këtë, së fundmi këta persona janë shpallur në kërkim në Gazetën Zyrtare të Kosovës dhe pas skadimit të këtij afati plotësohen kushtet për ngritjen e aktakuzave në mungesë”, ka deklaruar ajo në emisionin “Herët” në Tëvë1.

    Përveç dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ajo ka bërë të ditur se ka edhe raste të tjera të krimeve të luftës, të cilat janë në pritje të plotësimit të kritereve ligjore për aktakuza.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark