×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurorja heq dorë nga ndjekja penale e të dyshuarit që tentoi të frikësojë policin me armë

    Insajderi
    29 October 2018 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokurorja Valbona Disha Haxhosaj, ka hequr dorë nga ndjekja penale e Diamant Kelmendit, për akuzat se përdori armën me qëllim të frikësimit të zyrtarit policor.

    “ Pasi që nuk jam bartëse e kësaj lende, un me datë 22 tetor te këtij viti e kam pranuar kërkesën e mbrojtësit për kundërshtimin e aktakuzës dhe provave dhe pasi e kam shikuar kam ardhur në përfundim se pika e parë e akuzës është parashkruar në gjykatë kurse sa I përket pikës së dytë kam gjetur se me të drejtë mbrojtja i ka kundërshtuar provat e po ashtu pasi në shkresa nuk e kemi armen dhe nuk kemi prova të tjera të cilat do ta vërtetonin dyshimin mirë të bazuar, un si prokurore heq dorë nga pika e dytë e akuzës “, deklaroi prokurorja.

    Gjyqtari i çështjes Sami Sharraxhiu tregoi se gjykata pas përfundimit të shqyrtimit të dytë do të merr aktvendim me të cilin hidhet aktakuza.

    Ai ishte deklaruar i pafajshëm gjatë shqyrtimit fillestar.

    “Jam i pafajshëm, nuk kam pasur armë dhe nuk kam nxjerrë armë, kjo do të vërtetohet pasi që janë edhe cd –jat”, kishte deklaruar i akuzuari.

    Diamant Kelmendi akuzohej për veprat penale për lëndim të lehtë trupor dhe se me qëllim te frikësimit te policit e kishte përdorë armën.

    Vepra penale e lëndimit të lehtë trupor ka arritur parashkrimin në gjykatë ndërsa për përdorimin e armës prokurorja ka hequr dorë.

    Sipas aktakuzës Diamant Kelmendi me datë 27 korrik 2014, në oborrin e restorantit “ Kastrati Boëling “, me qëllim të kërcënimit e ka përdor armën në drejtim të zyrtarit policor Visar Hysenaj.

    Gjithnjë sipas aktakuzës ai e nxjerr revolen dhe e fut fishekun në tytë dhe ia drejton zyrtarit policor pasi që ndërhynë në konflikt për t`i ndarë, ndërsa në momentin kur edhe zyrtari policor e nxjerrë revolen i njëjti ikën nga vendi i ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark