×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Promovoi i pari terapinë me plazma kundër COVID-19, vetëvritet mjeku

    Insajderi
    28 July 2021 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Italia ka humbur një ndër mjekët më të mirë. Ish- pneumologu i spitalit të Mantovës, Giuseppe De Donno, është vetëvrarë në banesën e tij.

    54-vjeçari ishte i pari që promovoi kurën ndaj Covid-19 përmes transfuzionit të plazmës hiperimune, terapia kontroverse që përdor një pjesë të gjakut të pacientëve që kanë kaluar koronavirusin.

    Trupi i pajetë i doktorit është gjetur nga disa familjarë. Nga të dhënat e para të shpërndara nga policia, duket se De Donno është vetëvarur.

    Ai kishte dhënë dorëheqjen nga spitali i Mantovas në ditët e para të qershorit, për t’u zhvendosur si mjek bazë në Porto Mantovano.

    Akoma nuk janë të qarta rrethanat e vetëvrasjes, po ashtu edhe motivet. 54-vjeçari jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët dhe vlerësuan punën e mjekut De Donno për shpëtimin e mijëra jetëve nga Covidi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark