×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Prona e banorëve iu dha biznesmenit”, Dimal Basha padit Agim Aliun dhe ish-kryetarin Svarqa

    Insajderi
    10 March 2023 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka dorëzuar padi në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ndaj kryetarit të Agim Aliu dhe ish-kryetarit Muharrem Svarqa kjo pasi sipas tij kanë lejuar ndërtimin nga një biznesmen në pronë të banorëve.

    Basha tha se kjo pronë që 99 vjet nuk është pronë e komunës duke e konsideruar shkelje të rëndë dhënien e hapësirës nga komuna.

    Kjo ka të bëj me kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim që janë shkelje penale që ka të bëj me ndërtesën që gjendet të tregu i gjelbërt, pra ndërtesa e madhe që komuna e ka dha për 99 vjet, ajo pronë nuk ka qenë e komunës“, tha ai.

    Teksa ka përmendur disa emra që sipas tij kanë kryer shkelje të ligjit duke përfshirë edhe kryetarin aktual të Ferizajt dhe ish-kryetarin.

    Ka qenë shkelje e zyrtarëve të komunës, Faik Grainca që ka qenë Drejtor i Urbanizmit, Muharrem Svarqa në cilësinë e ish-kryetarit të komunës, zotëri Lulzim Aliu si Drejtor i Urbanizmit dhe ndaj kryetarit të tanishëm të Ferizajt, Agim Aliu“, u shpreh ai.

    Tutje deputeti Basha, tha se komuna përveç që ka dhënë pronën e banorëve me qera i ka bërë edhe presion këtyre të fundit që ta lejojnë një gjë të tillë.

    Komuna e merr pronën e banorëve dhe hapësirave të përbashkta dhe ja u jep me qera një biznesmeni për me ndërtu një objekt të lartë. Përveç që prona nuk ka qenë e komunës objekti edhe nuk i përmbush kriteret është në kundërshtim me ligjin dhe ndërtesën në bashkëpronësi. Këto ka shkelje. Banorët kanë thënë se edhe kanë pasur presion nga komuna dhe ndërtuesit për me leshu“, përfundoi Basha, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark