×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pronari i “Bici Com”: E kam familjar të afërt, në firmë s’o, punëtorë s’o – droga ju ka gjet në kerr të tij

    Insajderi
    05 January 2023 - 23:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Behxhet Bici, pronari i kompanisë “Bici Com”, ka folur për Gazetën Insajderi pasi kushëriri i tij i afërt Nustret Bici është kapur me 40 kilogramë drogë.

    “Unë e kam familjar të afërt, në firmë s’o, punëtorë s’o – as në fimrë te ne nuk është gjet sen, ju ka gjet në kerr atij”, ka thënë Bici për Gazetën Insajderi.

    “Unë kam bisedu me Policinë, me thirrën – e lam nesër me u taku, ama ai me firmën tonë s’ka të bëj hiç, hiç”.

    Por, jo më larg së në vitin 2020, Nustret Bici i cili sot është kapur me 40 kilogramë drogë, ishte deklaruar në emër të “Bici Com”, në rolin e menaxherit të kompanisë.

    Kjo kishte ndodh kur 23 kilogramë marihuanë të fshehur brenda thasëve me speca, ishin gjetur nga Dogana e Hungarisë në atobusin transportues të “Bici Com”

    Ai kishte mohuan se ishin në dijeni për një dërgesë të tillë.

    ”Ne nuk kemi ditur asgjë që ka pasur të fshehur narkotikë në speca”, thoshte Nustret Bici në pozitën e menaxherit.

    Kur pronari i kompanisë, Behgjeti, është pyetur për këtë çështje nga Gazeta Insajderi, ai sonte ka thënë se “nesër mundeni me shku me pyet atë, çka po ju thotë, nëse është deklaruar”.

    Ndryshe, Bici është dërgua në mbajtje për 48 orë. Droga dyshohet se është e llojit “Marihuanë” dhe vlera e saj sillet rreth 80 mijë euro. Sipas policisë destiacioni final i kësaj sasie ishin vendet e perëndimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark