×
  • Lajme
  • Lajme

    Prositucion në klub striptizi: Banda shqiptare që mashtroi Britaninë

    Insajderi
    27 July 2017 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një strip klubi thuhet drogoi konsumatorët e tyre dhe më vonë i detyroi mijëra funta të paguhen në kartat e tyre të kreditit, pohon një raport.

    Emri i strip klubit është “Legs 11”.

    Raporti, i cili u hartua nga ekipi i licensimit të Këshillit Bashkiak të Birminghamit, përmban akuzat e policisë që deri në 93,042 funta janë marrë nga konsumatorët e Legs 11, në Broad Street.

    Këshilli i Birmingham ka pezulluar licencën e alkoolit të klubit, në pritje të shqyrtimit të plotë.

    Legs 11 nuk i është përgjigjur një kërkese për një koment, thotë gazeta The Telegraph.

    Njëri prej raporteve të policisë thotë se klientëve u janë ofruar shërbime seksuale “në një dhomë të mbyllur për VIP” në çmim 1,000 dollarë, thotë gazeta The Telegraph.

    Policia e West Midlands raportoi se kontrollet e tyre kishin zbuluar se udhëheqësit janë “grupe të krimit të organizuar nga Shqipëria”.

    Raporti i Këshillit Bashkiak të Birminghamit, i hartuar sipas standardeve tregtare, është duke rekomanduar që të bëhet suspendimi i licencës së klubit të vallëzimit me një vendim të caktuar të hënën.

    Policia e West Midlands tha se ata ishin duke hetuar “parregullsi” financiare ku “vëllime të mëdha parash po merreshin nga llogaritë e njerëzve”, kështu duke e zbuluar strip klubin Shqiptar.

    Në një rast, një klient ishte detyruar të paguante 19,400 dollarë nga karta e tyre të kreditit, pa dijeninë e tyre./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark